Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hoxhaj e Veliaj takojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të dalin triumfues

nga Xh.D14 tetor 2022

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj dhe i pari i Tiranës, Erion Veliaj sot kanë vizituar ish-krerët e UÇK-së, në Hagë.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj tha se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të dalin triumfues.
“Sot, takuam shokët tanë në Hagë! Bashkë me kryetarin e Tiranës, mikun tim, Erion Veliajn, vizituam shokët Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Si gjithnjë, të vendosur dhe plot vullnet për ta fituar betejën e Kosovës në Hagë, sepse atje po gjykohet lufta e lavdishme e UÇK-së dhe jo individi. Të pandalshëm e energjikë, do të dalin triumfues të kësaj vazhdimësie të luftës për liri dhe pavarësi të krerëve të UÇK-së”, shkroi Hoxhaj në Facebook./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →