Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hoxhaj: Kurti krijon kriza me aleatë dhe më vonë i pranon ato që i refuzon

nga Venera Grabanica10 tetor 2024
Hoxhaj: Kurti krijon kriza me aleatë dhe më vonë i pranon ato që i refuzon

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti është duke krijuar vazhdimisht kriza me aleatët.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka kërkuar nga ai që të sqarojë nëse ka ndryshuar vetëm protokolli i tavolinës apo nëse traktati i CEFTA-s mbetet i pandryshuar, ku UNMIK-u është ende palë.

“Kryeministri Kurti vazhdimisht refuzon çështje dhe krijon kriza me aleatë, vetëm për t’i pranuar më vonë ato që i kishte refuzuar, pas presionit e sanksioneve që i bëhen, siç shihet me zbatimin e një Marrëveshjeje të Brukselit, të cilës i është kundërvënë prej vitesh. Qeveria nuk duhet të mashtrojë opinionin publik—Kosova do të përfaqësohet me asteriks dhe Kurti duhet të sqarojë nëse ka ndryshuar vetëm protokolli i tavolinës apo nëse traktati i CEFTA-s mbetet i pandryshuar, ku UNMIK-u është ende palë. Propaganda vazhdon të jetë fusha më e suksesshme e kësaj qeverie”, ka shrkuar Hoxhaj./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →