Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hoxhaj mbështet Ramën për draft-Asociacionin

nga B G8 qershor 2023
Hoxhaj mbështet Ramën për draft-Asociacionin

Mbështetje ndaj qëndrimit për Asociacionin kryeministrit shqiptar Edi Ramës i ka dhënë deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ai përmes një postimi në Facebok ka thënë se është thelbësorë të punojnë bashkë me aleatët për dialogun Kosovë- Serbi.

“Unë mbështes qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për krizën në veri të Kosovës . Është thelbësore që të punojmë së bashku me aleatët tanë strategjikë në mënyrë që të adresojmë me përgjegjësi dialogun Kosovë-Serbi dhe qasja më e qëndrueshme është përmes një marrëveshjeje të plotë të njohjes reciproke.”, tha Hoxhaj.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se e ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, te presidenti francez Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Rama ka thënë se drafti është i punuar nga ekspertë dhe sipas tij pret që i njëjti të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun Kosovë-Serbi./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →