Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hoxhaj: Vendit i duhet një Qeveri pa Albin Kurtin

nga Venera Grabanica27 maj 2024
Hoxhaj: Vendit i duhet një Qeveri pa Albin Kurtin

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, duke analizuar votimin e shteteve në OKB për Srebrenicën ka shtuar se vendit i duhet një qeveri pa Albin Kurtin.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj tutje ka shtuar se Kosovën vetëm një qeveri properëndimore e ripozicionon drejt, si në raportet me aleatët strategjikë, si përballë armiqve strategjikë të saj.

”Kjo tregon se ne jetojmë në një botë të zvogluar, ku historia po rishkruhet dhe ku kohës dhe hapësirës po u ndryshon kuptimi! Një botë e përcaktuar vetëm nga interesat, pa asnjë parim dhe vlerë! Me izolimin e plotë dhe me kërcënimet në rritje ndaj Kosovës, vendit i duhet një qeveri pa Albin Kurtin, me një plan të qartë dhe një veprim të guximshëm!” ka shkruar Hoxhaj.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →