Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajm i perditesuar
📰 Lajm i perditesuar

Humb jetën një minator në Bulqizë

nga Venera Grabanica2 qershor 2024
Humb jetën një minator në Bulqizë

Një tjetër aksident me vdekje ndodhi sot në galeritë e kromit në Bulqizë.

Minatori Zini Murati (60) humbi jetën pasi një masiv dheu dhe inertesh e zuri poshtë, teksa po punonte.

Policia e Shtetit njoftoi se në orën 11:30, minatori u dërgua në spital pa shenja jete.

Në deklaratën e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, thuhet se aksidenti ka ndodhur në punë në minierën e Bulqizës dhe se grupi hetimor është duke punuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Ky është aksidenti i dytë fatal brenda një periudhe të shkurtër në këtë sektor, pasi disa ditë më parë një 40-vjeçar humbi jetën në një galeri kromi në Martanesh. /EuronewsAl
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →