Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Humb jetën një shqiptar, therret me thikë nga dy persona

nga Miranda Beqaj24 korrik 2021

Një shqiptar, 26 vjeç ka humbur jetën mbrëmë në spitalin e Romës, ku ishte dërguar pasi ishte therrur me thikë në rrugë nga persona të panjohur.
I riu ishte goditur me thikë gjatë një sherri me dy persona, në zonën Ostiense, në Romë,  të cilët më pas ishin larguar, shkruan oranews
Djali u godit në shpatull edhe në bark. Mediat italiane bëjnë të ditur se shqiptari i plagosur më pas është zvarritur për të dalë pranë sheshit Gazometro ku dhe është marrë për tu dërguar në spital.
Mësohet se plaga ka qenë fatale pasi nuk ka mundur të mbijetojë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →