Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Humbi jetën 16-vjeçari që u plagos nga polici në Istog

nga Venera Grabanica25 korrik 2024
Humbi jetën 16-vjeçari që u plagos nga polici në Istog

Ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK) 16-vjeçari nga fshati Uçë i Istogut, i cili është plagosur me armë zjarri  në Dubravë të Istogut.

Lajmin për kp, e ka konfirmuar shefi i Intensivës, Shaqir Uka. Ai, ka thënë se 16-vjeçari ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit.

“Pacienti të cilit iu referoheni fatkeqësisht nuk ka arritë me i përballu plagët që ka pësuar me rastin e lëndimit me armë zjarri dhe i njëjti sot ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit”, ka thënë Shaqir Uka.

Polici është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës nën dyshimin se ka plagosur me armë zyrtare aksidentalisht një familjar të tij të mitur në kokë.

Në komunikatën e Inspektoratit Policor të Kosovës, në ditën kur kishte ndodhur rasti thuhej se bazuar në hetimet preliminare fillestare dyshohet se rasti ka ndodhur në shtëpinë e zyrtarit policor i cili deri në këtë fazë të hetimit dyshohet se aksidentalisht ka shkrepur armën zyrtare.

Personi i dyshuar në këtë rast (zyrtari policor) është arrestuar nga Inspektorati Policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale  “vrasje e mbetur në tentativë”  kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →