🇽🇰 Kosova
Humbi jetën një punëtor ndërtimtarie në vendin e punës në Skënderaj
nga Venera Grabanica22 korrik 2025
Një punëtor ndërtimtarie ka vdekur sot në vendin e tij të punës në Skënderaj.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar Kryetari i Komunës, Fadil Nura. Sipas Nurës, viktima dyshohet se ka pësuar infarkt.
Pas këtij rasti, Nura ka bërë me dije se ka marrë vendim për anulimin e festivalit “Mërgata Fest”.
Policia ende nuk është deklaruar rreth rastit.











