Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hungaria do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organet evropiane

nga Kaltrina Berila10 janar 2023
Hungaria do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organet evropiane

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjártó, tha në Budapest se vendi i tij do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organet evropiane. Szijjártó foli pas një takimi me minstrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq dhe tha se pranimi i Kosovës nga, siç i quajti, formacionet e caktuara evropiane do të mund ta rrezikonte arritjen e një zgjidhjeje kompromisi në dialogun e Kosovës me Serbinë.
Deklaratat e minstrit të jashtëm hungarez erdhën në periudhën kur presidenca suedeze e BE-së njoftoi se ka nisur diskutimet për veprimet në rastin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE.
“Sa i përket Kosovës, ne jemi të interesuar që mbi bazën e një dialogu real dhe të vazhdueshëm të vijmë tek një zgjidhje. Për këtë arsye kemi pranuar udhëheqjen e forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë sepse mendojmë se në këtë mënyrë mund të ndihmojmë në arritjen e paqes. Duam që sa më shpejtë të arrihet një kompromis dhe qëndrimi ynë është se do të sillte në rrezik arritjen e kësaj zgjidhjeje kompromisi nëse formacione të caktuara evropiane do ta pranonin Kosovën përpara arritjes së marrëveshjes së tillë. Për këtë arsye Hungaria do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organet evropiane”, ka thënë ai./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →