Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Hyri për të grabitur vilën, vritet 38-vjeçari shqiptar

nga Kaltrina Berila29 tetor 2021

Një shqiptar ka mbetur i vrarë gjatë tentativës për të grabitur një banesë, bëjnë të ditur mediet italiane.
Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në Santopadre, Frosinone në Italinë Qendrore, ndërsa sot është arritur të bëhet identifikimi i tij.
Ai është 38-vjeçari Arbër Xheleshi, një person me precedentë penalë.
Sipas medieve italiane, 38-vjeçari është ndeshur me rezistencën e pronarit, e si pasojë ky i fundit vrau shqiptarin.
Mësohet se pronari, Sandro Fiorelli, një shitës duhani në një kioskë, e qëlloi atë për vdekje me çifte gjatë tentativës për të mbrojtur vilën e tij.
Ndërkohë që në momentin kur u vra, i është gjetur një dokument fals.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →