⚽ Futboll
Hysaj drejt largimit nga Lazio, skuadra ku mund të luajë në janar
nga Gentrita Xhemajli30 dhjetor 2024
Elseid Hysaj mund të largohet nga Lazio në ditët në vijim.
Ky është lajmi i bërë publik sot në mediat italiane, të cilat e shohin mbrojtësin shqiptar larg lacialëve.
Sipas asaj që shkruhet, Lecce është e interesuar për një huazim të lojtarit.
Mbrojtësi Hysaj nuk ka kaluar një sezon të mirë, pasi në shumë ndeshje të Lazios nuk është grumbulluar nga trajneri Baroni. 30-vjeçari ka një kontratë të vlefshme me klubin aktual, deri në qershor 2026.
Lecce është gati të futet në tratativa dhe vendimtare do të jetë vetë dëshira e futbollistit. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të presim e të shohim.











