Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hyseni: LDK-ja do të triumfojë në zgjedhjet lokale

nga Gentrita Xhemajli24 qershor 2025
Hyseni: LDK-ja do të triumfojë në zgjedhjet lokale

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se është përgatitur për zgjedhjet lokale dhe shprehet e bindur se do të triumfojë ashtu sikurse në zgjedhjet e kaluara lokale.

Anëtari i kryesisë së kësaj partie, deputeti, Ekrem Hyseni tha për RTV21 se është i gatshëm për t’i hyrë garës për kryetar të Podujevës por që kandidatura e tij ende nuk është vendosur përfundimisht nga partia.

“LDK-ja në zgjedhjet e fundit lokale doli e para, puna e mirë ku ka qeverisur LDK-ja është garanci që elektorati prapë do ta zgjedh LDK-në ne natyrisht i kemi bërë përgatitjet e duhura dhe jam i sigurt që edhe në këto zgjedhje lokale do të triumfojmë sikurse në zgjedhjet e lokale të herës së kaluar. Dega e LDK-së në Podujevë ende nuk ka vendosur por unë do i përgjigjem kërkesës së elektoratit, aktivistëve tanë dhe qytetarëve llapjanë që të jem pjesë e garës”, tha Hyseni për RTV21. /RTV21

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →