Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hyseni: LDK-ja merr pjesë në takim me Konjufcën

nga Kaltrina Berila4 prill 2025
Hyseni: LDK-ja merr pjesë në takim me Konjufcën

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Ekrem Hyseni, në një përgjigje për rtv21 ka thënë se LDK-ja do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Glauk Konjufcës për takim me partitë politike për konsulta përgatitore për seancën konstituive të 15 prillit.

“Absolutisht po, kjo ftesë e kryeparlamentarit nuk është ftesë e subjektit të LVV-së por është ftesë institucionale të cilën e rregullon rregullorja e funskionimit të Kuvendit ku thotë se kryeparlamentare fton partitë në takim konsultativ për të caktuar rendin e ditës dhe njëkohësisht rendin e ditës dhe ulëset e deputetëve dhe çështjet e tjera që funksionojnë në mbarëvajtjen e e seancës së parë. LDK-ja do të marrë pjesë në takim me kryeparlamentarin Konjufca sepse konstituimi i legjislacionit të ardhshëm bëhet përmes rregullores dhe ligjeve në fuqi”, tha Hyseni për rtv21.

Deputeti Hyseni tha po ashtu se do të jenë pjesë e seancës së 15 prillit, por nuk do ta përkrahin kandidatin e LVV-së për kryeparlamentar.

“Ne do të jemi pjesë e seancës së 15 prillit, por normalisht asnjë kandidat të LVV-së nuk do ta përkrahim, por as të ndonjë partie tjetër pa një marrëveshje paraprake politike”, tha ai./RTV21/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →