Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

I bien dyert e oborrit, 3-vjeçari ndërron jetë në Spitalin e Gjakovës

nga Kaltrina Berila15 korrik 2024
I bien dyert e oborrit, 3-vjeçari ndërron jetë në Spitalin e Gjakovës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ku një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

Ai tha se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimit nga rënia e dyerve të oborrit.

“Rasti ka ndodhur dje në Rahovec. Fëmija i moshës 3 vjeçar ka qenë duke luajtur në oborr ku disa dyer që kanë qenë jashtë përdorimit janë rrëzuar dhe i kanë rënë atij. I njëjti me urgjencë është sjellur në Spitalin e Gjakovës ku edhe ka ndërruar jetë”, tha Graishta.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →