Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

I dyshuari për vrasjen në Prizren në kërkim nga policia

nga Kaltrina Berila4 shtator 2023
I dyshuari për vrasjen në Prizren në kërkim nga policia

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ka ndodhur në lagjen “Arbana” në Prizren, në pasditen e së dielës.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se i dyshuari për vrasjen pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, i cili më pas vdiq.

Në vendin e ngjarjes dolën njësitet policore, prokurori kujdestar dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa njësitet policore kanë kryer disa bastisje në lokacione të ndryshme në kërkim të vendndodhjes së dyshuarit i cili është në kërkim policor.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →