Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

I jepet lamtumira e fundit ish-luftëtarit të UÇK-së Halim Tolaj

nga Kaltrina Berila24 shkurt 2019

Varrimi i Tolajt do të bëhet në orën 13:00

Sot në Prejlep do t’i jepet lamtumira e fundit ish-luftëtarit të UÇK-së, Halim Tolaj.

Për të nderuar veprën e Tolajt, Komuna e Deçanit organizon mbledhje komemorative.

“Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL-UÇK-së të dielën më 24 .02.2019 në ora 11:00, në Sallën e Asamblesë Komunale organizojnë mbledhje Komemorative. Në ora 13:00 do të bëhet varrimi në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në fshatin Prejlep”, thuhet në njoftimin e komunës.

Dje pas një sëmundje të gjatë, në moshën 56 vjeçare ka vdekur njëri prej komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga rajoni i Dukagjinit, Halim Tolaj./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →