Këngëtari i njohur, Sinan Hoxha dje ka publikuar dy projekte të reja muzikore.
Kënga e parë titullohet ”E omla dashni”, e cila është realizuar me videoklip ndërsa, teksti është shkruar nga Armand Trebicka.
Ndërsa, projekti tjetër titullohet ”Po lun vallen mo e mira”, ku për tekstin është kujdesur 2Step.
Ndërkaq, për muzikën është përkujdesur Marsel Gunga./21Media









