RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

I kërkuar nga Pakistani për mashtrim, arrestohet në aeroport

nga Venera Grabanica21 tetor 2021

Policia kufitare e Rinasit ka vënë në pranga një 33-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shtetasi me iniciale M. T, banues në Dubai, është ndaluar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, pasi gjatë përpunimit të detajuar të të dhënave nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, bazuar dhe në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tirana, ka rezultuar person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt Pakistanit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Pakistan, për veprën penale “Mashtrim publik duke përdorur arsye fetare”./oranews

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →