Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

I mituri publikon video me armë në TikTok, intervistohet

nga Kaltrina Berila24 shkurt 2024
I mituri publikon video me armë në TikTok, intervistohet

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor një të mitur në Viti, i cili dyshohet për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

Sipas njoftimit të Policisë, i mituri ka publikuar video me pistoletë dhe shufër metali në TikTok.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar-i mitur pasi që në rrjetin social Tik-Tok ka publikuar një video me pistoletë dhe një shufër metali. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë./21Media.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →