Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

I porsalinduri dhe nëna shpëtuan pas katër ditësh në rrënoja

nga Venera Grabanica10 shkurt 2023
I porsalinduri dhe nëna shpëtuan pas katër ditësh në rrënoja

Një foshnjë e porsalindur dhe nëna e tij janë shpëtuar nga rrënojat në Turqi, rreth 90 orë pas tërmetit të parë vdekjeprurës të së hënës.

Djali 10-ditor, i quajtur Yagiz, u nxjerrë nga një strukturë e rrënuar në provincën jugore Hatay.

Pamjet treguan se fëmija ishte nxjerrë me kujdes gjatë natës – një pamje e përshkruar nga mediat lokale si mrekulli.

Shpresat për gjetjen e shumë të mbijetuarve të tjerë po pakësohen, mes motit të ftohtë katër ditë pas katastrofës.

Megjithatë, përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë si në Turqi ashtu edhe në Sirinë fqinje – e cila u godit gjithashtu nga tërmetet.

I porsalinduri Yagiz u fotografua i mbështjellë me një batanije termike duke u transportuar në një ambulancë për të marrë trajtim.

Nënën e tij e nxorën me barelë. Nuk kishte përditësime të mëtejshme të disponueshme menjëherë për shëndetin e të dyve./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →