🇽🇰 Kosova
I vdiq halla në QKUK, dyshon që si pasojë e trajtimit të pa ndërgjegjshëm nga mjekët
nga Egzona Mehmeti1 gusht 2020
Policia sot informoi se të enjten (30 korrik) një person ka njoftuar se në QKUK ka vdekur halla e tij dhe ai dyshon që si pasojë e trajtimit të pa ndërgjegjshëm nga mjekët.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën e lartcekur në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër kosovare (halla e tij) i cili dyshon se halla e tij ka ndërruar jetë si pasojë e trajtimit të pa ndërgjegjshëm nga mjekët dhe personi shëndetësor.”, informoi policia.
Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës nuk dërgohet për obduksion./21Media








