Ibrahimi: Jam shantazhuar dhe kërcënuar nga politikanët e Qeverisë Kurti
(Lajm i përditësuar)
Ibrahimi: Jam shantazhuar dhe kërcënuar nga politikanët e Qeverisë Kurti
Drejtori i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi, në “Click” në RTV21 theksoi se vetëm nga politika e qeverisë Kurti ka marrë akuza, shantazhe dhe kërcënime.
Ai kritikon mungesën totale të dialogut, duke theksuar se as kryeministri në detyrë dhe as ministri Murati nuk kanë pranuar të takohen me bordin e Asociacionit.
”Të vetmet akuza që i kam marrë nga viti 2003 deri më sot janë nga politikantët e kësaj qeverie. Më kanë akuzuar me kanë linquar më kanë shantazhuar më kanë kërcënuar. Me qeveritë tjera kur kemi pasur ndonjë problemi jemi ulur kemi diskutuar dhe i kemi gjet zgjidhjen, por me këtë qeveri është e vetmja qeveri i vetmi kryemistier qënga koha e pas luftës nuk e ka takuar bordin e Asociaiconit të Komunave, minsitri Murati është i vetmi minsitër që nuk ka dashur të takohet me antarët e bordit të Asociaonit të Komnave të Kosovës”, tha Ibrahimi.
Ibrahimi thotë se ka diferencë e madhe në buxhet mes komunave të VV-së dhe partive tjera
Drejtori i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi, në “Click” të RTV21 kritikoi mungesën e barazisë në ndarjen e buxheteve ndërmjet komunave në Kosovë.
Ai theksoi se komunat e udhëhequra nga Vetëvendosje përfitojnë shumë më shumë fonde për kokë banori krahasuar me ato të drejtuara nga subjektet tjera, duke sjellë shembuj konkretë të dallimeve në ndihmat financiare të vitit të kaluar dhe këtij viti.
“Disa komuna favorizohen me buxhet. Ka pa barazi në përkrahje buxhetore. Në bazë të analizave, për shembull, një komunë e udhëhequr nga VV-ja vitin e kaluar ka pranuar mbi 100 euro për kokë banori, kurse një komunë e udhëhequr nga AAK-ja ka marrë vetëm 1.8 euro për kokë banori, që është një diferencë shumë e madhe. Këtë vit, një komunë e udhëhequr nga VV-ja ka marrë për kokë banori mjete financiare nga ministritë e linjës sa së bashku komuna e Prishtinës dhe Prizrenit,” tha Ibrahimi.
Ibrahimi: Bashkëpunimi i Qeverisë Kurti me komunat ka munguar që nga fillimi
Drejtori i asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi në ”Click” të RTV21 deklaroi se bashkëpunimi mes Qeverisë Kurti dhe komunave ka qenë i munguar që nga fillimi.
Ai kritikoi ministrin Murati për vendimin që komunave t’u hiqeshin mbi 100 milionë euro të hyra vetanake, duke argumentuar se ky vendim u mor me pretendimin se komunat nuk kanë arritur t’i shpenzojnë këto mjete.
”Tendencat kanë filluar menjëherë. Ka qenë tendeca e ministrit Murati që mbi 100 milionë euro të hyra vetanake tua marrë komunave justifikimi ka qenë që Komunat nuk kanë arritur që t’i shpenzojnë ato mjeta”, tha Ibrahimi.











