Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Identifikohen mbetjet mortore të njërit prej të zhdukurve gjatë luftës në Rahovec

nga Gentrita Xhemajli19 mars 2025
Identifikohen mbetjet mortore të njërit prej të zhdukurve gjatë luftës në Rahovec

Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur njoftoi se janë identifikuar mbetjet mortore të Elhami (Qamil) Tahiragës nga Rahoveci, që figuronte në listën e personave të zhdukur gjatë luftës.

Sipas njoftimit në Facebook, identifikimi është kryer nëpërmjet metodës shkencore të ADN-së, duke theksuar se familja Tahiraga është informuar zyrtarisht nga Komisioni dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.

“Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, së bashku me Institutin e Mjekësisë Ligjore, ka informuar zyrtarisht familjen Tahiraga mbi rezultatet e procesit të identifikimit. Me këtë rast, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur shpreh solidaritet dhe mbështetje të sinqertë familjes Tahiraga, duke shpresuar që ky identifikim t’u sjellë sadopak lehtësim pas një pritjeje të gjatë e të dhimbshme”, thuhet në njoftimin e Komisionit.

Të martën Komisioni ka njoftuar se janë identifikuar edhe disa mbetje mortore të tre viktimave të Masakrës së Kralanit.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →