Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nuk janë arritur ende standardet e përcaktuara që uji i Badocit të jetë i pijshëm, por kanë shtuar se janë duke bërë monitorimin dhe s’ka vend për panik. Uji mund të përdoret për mirëmbajtje të higjienës.
“Ekipet e IKSHPK-së janë në terren 24/7 dhe po bëhen çdo ditë analiza fiziko-kimike të ujit të prodhuar në Fabrikën që furnizohet nga Liqeni akumulues i Badocit dhe qytetarët do të njoftohen me kohë për normalizimin e parametrave referent të ujit të pijshëm”, thuhet në njoftim.
IKSHPK apelon qytetarët të cilët furnizohen nga fabrika e ujit në liqenin e Badocit se:
• Uji mund të përdoret për pastrim, mirëmbajtje të higjienës dhe ambienteve të banimit si dhe për nevoja të tjera;
• Uji nuk duhet të vlohet para përdorimit për shkak të mundësisë së koncentrimit të manganit;
• Uji në rajonet që furnizohen nga liqenët akumulues Batllava dhe Ujmani mund të përdorën për pija pa kufizim
Më 19 tetor, IKSHPK-ja pati njoftuar se uji që vjen nga Badoci nuk mund të përdoret për shkak se është gjetur vlerë e lartë e maganit./21Media











