Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

IKSHPK me rekomandime për qytetarët për të përballuar temperaturat e larta

nga B G13 gusht 2025
IKSHPK me rekomandime për qytetarët për të përballuar temperaturat e larta

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dalë me rekomandime për qytetarët për të përballuar temperaturat e larta.

Temperaturat e larta mund të rrisin rrezikun për dehidrim dhe probleme tjera shëndetësore, ndërsa IKSHPK ka dhënë disa këshilla për qytetaërt.

“1.Hapni dritaret në mbrëmje dhe gjatë natës për të ftohur shtëpinë, kur temperaturat e jashtme është më e ulët, 2. Gjatë ditës kur temperaturat janë më të larta jashtë, mbyllni dritaret dhe mbulojini me perde apo materiale që pengojnë rrezet e diellit, 3. Fikni sa më shumë pajisje elektrike, 4.Përdorni ventilatorë elektrikë vetëm kur temperatura është nën 40 gradë Celcius”, thuhet në postimin e IKSHPK në Facebook.

Kujtojmë se shtetet e Ballkanit Perëndimor po përballen me temperatura të larta në ditët e fundit, teksa këto kushte kanë krijuar edhe mundësi për përhapjen e zjarreve të cilat kanë kapluar Kosovën dhe shtetet e rajonit prej ditësh.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →