Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se, ndonëse uji në Liqenin akumulues të Badovcit përmban ende vlera më të larta se niveli maksimal i lejuar i manganit, i njëjti mund të përdoret për pastrim, megjithëse jo edhe për pije.
Ky institut tha se është duke vazhduar monitorimi dhe përcjellja në vazhdimësi e cilësisë së ujit në liqenin akumulues të Badovcit, të destinuar për pije dhe se “nuk ka vend për panik”.
Analizat e fundit laboratorike, thotë IKShPK, tregojnë akoma vlera më të larta se niveli maksimal i lejuar i manganit në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndarës.
Po ashtu, IKShPK-ja rekomandon shpëlarjen e rezervuarëve të ujit në shtëpi dhe ndërtesat e banimit të përbashkët me qëllim pastrimi të Manganit të shtresuar (përgjegjësi e amvisërive dhe këshillave të banimit)./21Media









