Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Inagurohet objekti i stacionit policor Veriu në Prishtinë

nga B.K28 nëntor 2022
Inagurohet objekti i stacionit policor Veriu në Prishtinë

Sot në kryeqytet është inauguruar stacioni policor Veriu.
Stacioni policor Veriu, që ndodhej në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, që nga data 08.11.2022, është zhvendosur në objekt të ri në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ndërsa sot është organizuar eventi zyrtar për inagurimin e objektit, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, respektivisht nga menaxhmenti i stacionit Veriu.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në këtë event Drejtori i Drejtorisë Rajonale, Nënkolonel Fehmi Xhata dhe stafi i tij, pritën të ftuarit, Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama me përfaqësues të Komunës së Prishtinës si dhe deputetin, Mefail Bajqinovci, përfaqësues nga Komisioni Parlamentar për Siguri.
Gjatë fjalimeve të gjithë pjesëmarrësit shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë, në të gjitha fushat, ku qëllim të përbashkët kishin sigurinë dhe shërbime më cilësore për qytetarët./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →