Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaHendboll
🤾 Hendboll

Incidenti në ndeshjen Vushtrria-Trepça, arrestohen dy persona

nga Venera Grabanica27 prill 2023
Incidenti në ndeshjen Vushtrria-Trepça, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në lidhje me incidentin që ndodhi në ndeshjen e hendbollit ndërmjet Vushtrrisë dhe Trepçës.

Skena të pahijshme dhe aspak të pritura u panë fundjavën e fundit në palestrën e sporteve në Vushtrri, ku tifozët dhe lojtarët vendas sulmuan lojtarët e ekipit mitrovicas.

Shkaku i grushteve, tollovisë së shkaktuar dhe pa sigurisë së ekipit të Trepçës, ndeshja u ndërpre në minutën e 34 e 42 sekonda, ku mysafirët ishin duke udhëhequr 21:17.

Policia e Kosovës ka njoftuar se arrestuar dy meshkuj kosovarë si të dyshuar lidhur me rastin, por që pastaj janë liruar.

“Lidhur me incidentin që kishte ndodhur gjatë një ndeshje pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar dhe arrestuar dy meshkuj kosovarë si të dyshuar lidhur me rastin. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftimin e policisë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →