Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

India tejkalon ShBA-të për numrin më të lartë ditor me Covid-19

nga Kaltrina Berila31 gusht 2020

India ka shënuar një rekord për numrin më të lartë të rasteve të reja ditore në botë me Covid-19.

Kombi, i treti më i infektuar në botë, të dielën raportoi 78,761 raste të reja në 24 orë, duke kaluar numrin e raportuar në SHBA më 17 korrik.

Rritja vjen ndërsa qeveria vazhdon të heqë kufizimet në përpjekje për të nxitur një ekonomi që humbi miliona vende pune kur virusi, transmeton rtv21.tv.

Një ngritje e Covid-19 në shumë zona rurale vazhdon të jetë një shqetësim i madh.

Të dielën, infeksionet globale kaluan 25 milionë, me 843,000 vdekje. Sipas studimit të Universitetit Johns Hopkins, SHBA mbetet vendi më i prekur, duke raportuar gjashtë milionë infeksione.

Vlerësimi njëditor i Indisë të dielën kaloi rritjen njëditore prej 77,299 të raportuar nga Shtetet e Bashkuara më 17 korrik.

Në fazat fillestare të Covid-19, India dukej se po ecte mjaft mirë, duke imponuar një bllokim të rreptë, por virusi më pas goditi mega-qytete si Mumbai dhe Delhi, para se të rritet në qytete më të vogla dhe zona rurale.

Pavarësisht nga rritja, qeveria ka ecur përpara me lehtësimin e kufizimeve.

Grumbullimet e deri në 100 personave do të lejohen në ngjarje kulturore, argëtuese dhe sportive nga muaji i ardhshëm, me maska për fytyrën dhe distancë sociale./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →