Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Insigne vazhdon me Napolin

nga RTV2120 prill 2017

Lorenzo Insigne është pranë nënshkrimit të kontratës së re me klubin napolitan

Sulmuesi italian nuk e ka ndërmend të largohet nga Napoli, pasi që është pranë marrëveshjes me presidentin Aurelio De Laurentiis për vazhdimin e kontratës e cila do ta lidhë atë me klubin deri në vitin 2022.

Pas muajsh të tërë bisedimesh gjatë të cilëve u fol edhe për një largim të 25-vjeçarit nga Napoli, Insigne ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit të kaltër për të zgjatur bashkëpunimin.

Nga kontrata e re futbollisti i përfaqësueses italiane pritet të përfitojë 4.5 milionë euro në sezon plus bonuset.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →