Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBotime
📚 Botime

Instituti Albanologjik kujton sot Kadarenë

nga Kaltrina Berila2 korrik 2024
Instituti Albanologjik kujton sot Kadarenë

Instituti Albanologjik i Prishtinës do të mbajë sot mbledhje komemorative në nderim të shkrimtarit Ismail Kadare.

Mbledhja komemorative do të mbahet në ambientet e këtij instituti nga ora 09:30.

Qeveria e Shqipërisë i ka shpallur dy ditë zie, më 2 dhe 3 korrik, në nderim të të ndjerit Ismail Kadare, shkrimtarit shqiptar që vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare.

Kadare vdiq të hënën në Tiranë nga një “arrest kardio-respirator”, thanë mjekët shqiptarë.

Në një vendim të hënën vonë, Qeveria e kryeministrit Edi Rama tha se në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulët flamuri kombëtar në gjysmështizë për nder të Kadaresë./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →