Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Inter synon pozitën e parë me fitore kundër Cagliarit

nga Venera Grabanica12 dhjetor 2021

Me fillim nga ora 20:45 do të fillojë ndeshja e fundit e xhiros së 17 të Serie A, ku kampioni aktual Inter pret në stadiumin “Giuseppe Meazza” skuadrën e Cagliarit.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, Inter shënoi fitore me rezultat 3:0 kundër Romës, kurse Cagliari barazoi 1:1 me skuadrën e Torinos.
Momentalisht, pas 16 ndeshjeve të zhvilluara Interi zë vendin e dytë në tabelë me gjithsej 37 pikë, dy më pak se lideri dhe rivali Milan, kurse Cagliari renditet në vendin e 18 me vetëm 10 pikë të tubuara.
Sa i përket ndeshjes së sotme, te të dy skuadrat do të ketë mungesa të lojtarëve, ku për Interin nuk do të paraqitet Correa, Darmian dhe Eriksen, kurse te Cagliari mungojnë Walukiewicz, Ladinetti, Rog dhe Strootman.
Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje dhe ato i gjeni më poshtë.
Inter (3-5-2): Handanovic; Bastoni, De Vrij, Skriniar; Dumfries, Brozovic, Barella, Calhanoglu, Perisic; Martinez, Sanchez
Cagliari (3-5-2): Cragno; Caseres, Ceppitelli, Carboni; Bellanova, Nandez, Marin, Grassi, Dalbert; Pedro, Balde
20:45 Inter – Cagliari

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →