Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Interi kundër Atalantës për ta “mbyllur” Serinë-A

nga B G28 shkurt 2024
Interi kundër Atalantës për ta “mbyllur” Serinë-A

Interi do ta luajë sonte sfidën e vështirë kundër Atalantës, ndeshje kjo e mbetur nga xhiro e 21-të e përmës të së cilës synon që me një fitore t’i jap një goditje të madhe luftës për titull.

Tri pikë të reja për Interin në këtë sfidë jo vetëm që do të thellojnë epërsinë e Interit në krye të tabelës, por gjithashtu do ta bëjnë atë fitoren e katërt radhazi në ligë ndaj Atalantës për herë të parë që nga një seri prej gjashtë ndeshjesh midis 1997 dhe 2001.

Atalanta po kalon në një formë të jashtëzakonshme pasi ka zgjatur serinë e tyre si të pamposhtur që nga Krishtlindjet (8 fitore, 2 barazime).

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Giuseppe Meazza” nga ora 20:45 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Inter: Sommer; Pavard, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Asllani, Mkhitaryan, Dimarco; Arnautovic, Lautaro.

Atalanta: Carnesecchi; Hien, Djimsiti, Kolasinac; Zappacosta, Ederson, De Roon, Bakker; Koopmeiners; Pasalic, Miranchuk.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →