Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Interi shpëtoi në fund, barazoi 1-1 me Milanin

nga Gentrita Xhemajli2 shkurt 2025
Interi shpëtoi në fund, barazoi 1-1 me Milanin

Derbi i Milanos mbyllet barazim. Interi dhe Milani sot ndanë nga një pikë në ndeshjen më emocionuese të kësaj fundjave të kampionatit italian, duke mbyllur sfidën në 1-1.

Interi e nisi më mirë lojën, duke shënuan që në fillim të lojës me mbrojtësin Federico Di Marco, por goli iu anulua për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 33-të, Interi guxoi dhe shënoi sërish me Lautaro Martinez, por sërish gjatë aksionit u vu re se goli nuk ishte i rregullt.

Reijnders ishte autori i golit të vetëm të takimit, shënuar në sekondat e fundit të pjesës së parë. Zikaltrit u përpoqën në maksimum për të barazuar Milanin, por ishin të pafat.

Fundi ishte gjysmë i kënaqshëm për ta, gjithsesi, kur edhe fati u buzëqeshi. De Vrij shënoi golin e barazimit në sekondat e fundit të takimit, duke marrë një pikë që vlen shumë në Serie A.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →