Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Investitorë amerikanë të gatshëm për investime në sektorin bankar

nga RTV2110 prill 2018

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti, sot priti në takim përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare me seli në SHBA

Rrjeti i bizneseve ishin të kryesuar nga presidenti Nazar Mehmeti, sekretari i Përgjithshëm Ismet Smajli dhe drejtori Naim Dedushaj.

Në takim u diskutua mundësia e investimit në sektorin bankar të Republikës së Kosovës, ku përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës nga SHBA shprehën gatishmërinë për fillimin  e procedurave për hapjen e bankës së diasporës në Kosovë.

Guvernatori Mehmeti mirëpriti një iniciativë të tillë dhe informoi përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare lidhur me kërkesat ligjore të BQK-së për licencimin e një banke.

Ai po ashtu falënderoi delegacionin e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në SHBA për interesimin e tyre në sistemin financiar në Kosovë dhe i informoi lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin financiar në Kosovë dhe lidhur me treguesit e shëndetit financiar.

Guvernatori Mehmeti theksoi kontributin e madh që diaspora shqiptare ka dhënë në të kaluarën dhe po vazhdon ta jap për zhvillimin ekonomik të Kosovës, përfshirë këtu nevojën e madhe që të hyrat nga diaspora të transformohen nga konsumi në investime që do të kontribuonin direkt në zhvillim ekonomik të Kosovës, thuhet në komunikatë.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →