Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Inzaghi mbërrin për takim me pronarët e rinj të Interit

nga Venera Grabanica28 maj 2024
Inzaghi mbërrin për takim me pronarët e rinj të Interit

Simone Inzaghi sapo ka mbërritur në selinë e Interit për t’u takuar me pronarët e rinj të klubit.

Është një ditë shumë e rëndësishme për Interin pasi trajneri i “Nerazzurrëve”, Inzaghi, takon për herë të parë pronarët e rinj.

Fondi amerikan Oaktree mori kontrollin e kampionit të Serie A javën e kaluar pasi Steven Zhang dështoi të shlyente një borxh prej afro 400 milionë eurosh, përfshirë interesat.
Sipas “Corriere dello Sport”, të dy palët do të diskutojnë menjëherë strategjitë e transferimit për këtë verë, ndërsa “Tuttosport” pretendon se takimi i sotëm do të përdoret vetëm nga përfaqësuesit e Oaktree për t’u prezantuar.
Sipas “Sky Sport Italia”, anëtarët e Oaktree që takohen sot me Inzaghin janë Katerine Ralph dhe Alejandro Cano.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →