Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaTeknologji
💻 Teknologji

iPhone i palosshëm vjen në fund të vitit 2026?

nga Gentrita Xhemajli9 mars 2025
iPhone i palosshëm vjen në fund të vitit 2026?

Spekulimet vazhdojnë të shtohen se iPhone i palosshëm i Apple i përfolur prej kohësh mund të debutojë vitin e ardhshëm.

Analisti i njohur Ming-Chi Kuo raportoi të mërkurën se kompania planifikon të lansojë një iPhone të palosshëm në fund të vitit 2026 ose në fillim të 2027.

Sipas Kuo, pajisja mund të kushtojë midis 2000 dhe 2500 dollarë, shkruajnë mediat e huaja.

Pritet të ketë një ekran të brendshëm 19 centimetra dhe një të brendshëm 13 centimetra.

Ky raportim vjen pasi Apple mbetet i vetmi prodhues i madh i telefonave pa pajisje të palosshme.

Kompania thuhet se ka punuar për një të tillë prej vitesh, por është përballur me sfida me qëndrueshmërinë e ekranit.

Ndryshe, Bloomberg raportoi në dhjetor se Apple po zhvillon një iPad të madh të palosshëm që mund të zgjerohet në madhësinë e dy iPad Pro.

iPhone i palosshëm një hap më afër realizimit?

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →