RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor, kjo është arsyeja

nga Venera Grabanica25 korrik 2025
​IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor, kjo është arsyeja

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor, i cili ishte i angazhuar me detyrë në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Perëndimi – Gjakovë.

Hetuesit e IPK-së kanë filluar një hetim me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, kurse pas konsultave me Prokurorinë e Themelore në Prizren rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtari policor duke shfrytëzuar bazën e të dhënave të policisë kufitare në mënyrë të paautorizuar, ka verifikuar në sistem të dhënat e një qytetari, shtetas i Kosovës.

Qytetari nuk ka qenë prezent në këtë pikë kalim kufitar, ndërsa dyshimet janë se zyrtari policor e ka bërë këtë verifikim që të vërtetonte nëse shtetasi ishte apo jo në kërkim policor.

Hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë Themelore në Prizren do të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore për të ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →