Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Ipponi i Distria Krasniqit zgjedhet i dyti prej më të mirëve në Grand Prix Almada të Portugalisë

nga B.K1 shkurt 2022


Xhudistja kosovare Distria Krasniqi arriti të fitojë medaljen e artë në Grand Prix Almada të Portugalisë.
Në rrugën drejt së artës, në raundin e parë Distria ishte e lirë, kurse në raundin e dytë e mposhti me Wazaari dhe tri dënime për Ippon francezen Leonie Gonzalez.
Në gjysmëfinale, Krasniqi e mposhti me Ippon xhudisten portugeze Joana Doigo.
Ndërkaq, Distria Krasniqi e siguroi medaljen e artë në këtë garë duke e mposhtur në finale xhudisten nga Kroacia Ana Viktorija Puljiz.
Në luftën kundër kroates Ana Viktorija Puljiz, Krasniqi arriti ta fitojë me Ippon, ku edhe është zgjedhur si Ipponi i dytë më i mirë në Grand Prix Almada të Portugalisë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF).
Ipponin e Distria Krasniqit e gjeni më poshtë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →