Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Irani ekzekuton tre burra të akuzuar për përdhunim

nga B.K22 dhjetor 2022
Irani ekzekuton tre burra të akuzuar për përdhunim

Tre të dënuar për përudhim seksual u ekzekutuan në burgun Adel Abad në qytetin iranian të Shirazit raportoi gazeta Etemad.
Sipas raportit, dënimi ishte shqiptuar në verën e këtij viti.
Burrat u zbuluan se kishin përdhunuar dhe grabitur disa gra në vitin e kaluar të kalendarit iranian.
Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë kritikuar faktin se numri i dënimeve me vdekje që po kryhen në Iran është rritur ndjeshëm që kur presidenti Ebrahim Raisi mori detyrën më shumë se një vit më parë.
Sipas Amnesty International, të paktën 250 persona janë ekzekutuar vetëm në gjysmën e parë të vitit 2022, kryesisht për vepra penale të drogës.
Dy ekzekutime të pjesëmarrësve në demonstratat e vazhdueshme mbarëkombëtare së fundmi habitën vëzhguesit dhe shkaktuan kritika ndërkombëtare.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →