Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Irani mohon dërgimin e armëve në Rusi

nga Kaltrina Berila18 tetor 2022

Zyrtarët iranianë po mohojnë raportet që pretendojnë se vendi po dërgon armë, duke përfshirë drone ushtarake, në Rusi për luftën në Ukrainë, duke e quajtur atë “të pavërtetë”.
Irani “ka kundërshtuar gjithmonë vazhdimin e luftës ”, tha Nasser Kanaani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, duke shtuar se Irani është i përgatitur të negociojë me Ukrainën për të zgjidhur këto akuza, sipas një deklarate të ministrisë së jashtme.
Reuters raportoi më herët të martën, duke cituar dy zyrtarë iranianë dhe dy diplomatë iranianë, se Irani ka premtuar t’i sigurojë Rusisë raketa tokë-tokë dhe drone shtesë. Premtimet u bënë kur disa zyrtarë iranianë vizituan Moskën në tetor.
“Rusët kishin kërkuar më shumë drone dhe ato raketa balistike iraniane me saktësi të përmirësuar, veçanërisht familjen e raketave Fateh dhe Zolfaghar”, tha për Reuters një nga diplomatët iranianë.
Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Patrick Ryder tha se ai i ka parë raportet, por nuk ka “ndonjë informacion për të vërtetuar në këtë moment”.
Ukraina, javët e fundit, ka raportuar një numër sulmesh ruse me drone Shahed-136 të prodhuar nga Irani.
Irani ka mohuar se po i furnizon Rusisë armë disa herë këtë muaj./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →