Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Irlanda vendos masa të reja antiCovid

nga Xh.D3 dhjetor 2021

Klubet e natës në Irlandë do të mbyllen përsëri dhe vendi do të përballet me rregulla më të rrepta gjatë Krishtlindjeve, ndërsa qeveria po përpiqet të frenojë përhapjen e Covid-19.
Kryeministri irlandez, Micheál Martin njoftoi një numër kufizimesh të reja në një fjalim të premten(03 dhjetor).
Koncertet, ndeshjet sportive duhet të funksionojnë me kapacitet 50% dhe vizitat në shtëpi private duhet të përfshijnë jo më shumë se katër familje.
Rregullat e reja do të jenë në fuqi nga 7 dhjetori deri më 9 janar.
Qeveria irlandeze i mori këto vendime në një mbledhje të kabinetit të premten pas propozimeve nga shefi mjekësor dhe Ekipi Kombëtar i Emergjencave të Shëndetit Publik (NPHET)./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →