Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ish-ushtari i UÇK-së intervistohet sot nga Specialja

nga Kaltrina Berila5 dhjetor 2019

Laçi tha se lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe çlirimtare

Ish ushtari i UÇK-së, Demush Laçi sot do të intervistohet nga Specialja.

Lajmin për intervistim e ka bërë të ditur vetë Laçi përmes një postimi në “Facebook”.

“Miq e shokë,sot do të intervistohem gjatë ditës nga prokurorët e Gjykatës Speciale. Faleminderi që po më shkruani dhe përkrahni në çdo moment,ashtu siç kam besuar para 20 viteve,prap besoj se; Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe çlirimtare s’bashku me NATON, e tillë do mbetet edhe në të ardhmen!”, ka shkruar ai.

Laçi ftesën për t’u paraqitur para zyreve të prokurorisë e kishte marrë më 12 nëntor.

Gjykata Speciale është përgjegjëse për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera penale në lidhje me akuzat nga Raporti i Këshillit të Evropës i vitit 2011, ku flitet për krimet e pretenduara se i kanë bërë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në periudhën prej vitit 1998 e deri në vitin 2000./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →