Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Islami: Vuçiq po e përdorë Kosovën mburojë përballë protestave në Serbi

nga Gentrita Xhemajli16 shkurt 2025
​Islami: Vuçiq po e përdorë Kosovën mburojë përballë protestave në Serbi

Analisti Avni Islami ka komentuar deklarimet e fundit të kreut pro-rus Aleksandar Vuçiq për Kosovën.

Ky i fundit tha dje në Ditën e Shtetësisë së Serbisë se Beogradi zyrtar nuk do të pranojë “kapitullimin për Kosovën”.

Në një postim në Facebook, Islami tha se Vuçiq po e përdorë Kosovën si një mburojë përballë protestave të fuqishme në Serbi.

“Dje në mitingun e sapo përfunduar “Takohemi në Sretenje”, që është një emër paksa i modifikuar në krahasim me atë që po ndodh sot në Kragujevc – “Takohemi në Sretenje”, Vuçiq theksoi tri arsye kryesore lidhur me tentativën e revolucionit me ngjyra në Serbi. Arsyeja e parë, tha ai, është se “Serbia nuk ka pranuar të kapitullojë në lidhje me Kosovën dhe M.”, duke theksuar se kjo çështje ka “rëndësi strategjike për integritetin territorial të vendit tonë”. “Serbia nuk e pranon kapitullimin”. Vuçiq tha se ne e perceptojmë Kosovën si pjesë të territorit tonë”, duke falënderuar veçanërisht Listën Serbe dhe përfaqësuesit e serbëve nga Kosova”, ka shkruar Islami.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →