Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Islandë-Kosovë, ky është rezultati pas pjesës së parë

nga Gentrita Xhemajli23 mars 2025
​Islandë-Kosovë, ky është rezultati pas pjesës së parë

Futbollistët e Islandës dhe ata të Kosovës kanë përfunduar pjesën e parë në Mursia të Spanjës.

Dardanët pësuan gol të shpejtë qysh në minutën e dytë nga Oskarsson, i cili shënoi edhe në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”.

Megjithatë, të përzgjedhurit e Franco Foda u rikthyen në lojë me golin e Vedat Muriqit në minutën e 35-të pas një aksioni të mirë të dardanëve. Po ky i fundit në minutën e tretë të kohës shtesë shënoi edhe golin e dytë.

Në ndeshjen e parë Kosova ka fituar 2:1 dhe me rezultatin aktual dardanët do të shkruajnë historinë duke u kualifikuar për herë të parë në Ligën B të Kombeve

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →