Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaHendboll
🤾 Hendboll

Istogu fiton derbin ndaj Ferizajt

nga B.K20 tetor 2022

KHF Istogu e ka fituar derbin e javës së katërt në Superligën e hendbollisteve.
Të enjten mbrëma, Istogu ka fituar ndaj KHF Ferizajt me rezultat 30:22. Ndeshja u luajt në Ferizaj. Kështu Istogu ka vazhduar me fitore në elitën e hendbollit kosovar.
Kjo ndeshje është dashur të luhet fundjavën e kaluar, por u shty për shkak të angazhimit evropian të istogaseve.
Si Istogu ashtu edhe Ferizaj janë ndalë në Kupën Evropiane dhe tani mund të koncentrohen plotësisht në garën për titull./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →