Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Itali: Përmbyset vetura, dy shqiptarë të vdekur dhe një i lënduar rëndë

nga Venera Grabanica17 mars 2024
Itali: Përmbyset vetura, dy shqiptarë të vdekur dhe një i lënduar rëndë

Dy shqiptarë kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti me makinë mbrëmë pas orës 22:00 në Via Casilina, në zonën mes Colleferro dhe Anagni, në Itali.

Mediumi italian RomaToday shkruan se makina tip BMW e cila drejtohej nga një shqiptar, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugë duke u përmbysur. Si pasojë e përplasjes, mjeti ka shpërthyer në flakë. I plagosuri, gjatë rrokullisjes së mjetit, ka dalë jashtë tij, duke i shpëtuar djegies.

Po ashtu raportohet se kjo makinë ishte e vjedhur, por nuk dihen më shumë detaje. Në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe zjarrfikësit dhe ambulancat të cilat nuk kanë mundur të bëjnë gjë tjetër veçse konfirmojnë vdekjen e të dyve. I plagosuri u transportua me urgjencë në spital, ndërsa trupat u dërguan në morgun e Poliklinikës Tor Vergata ku u identifikuan nga gjurmëve të gishtërinjve. Sipas asaj që bëri me dije policia, në makinë u gjetën mjete për vjedhje.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →