RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Italia dënon Facebookun

nga RTV219 dhjetor 2018

Facebooku dënohet me 10 milionë euro gjobë

Rrjeti social “Facebook” është dënuar me 10 milionë euro gjobë nga autoritetet italiane, për përdorimin e të dhënave të përdoruesve në mënyre ilegale për qëllime komerciale, pa i informuar ata.

Në një deklaratë me shkrim nga Bordi i Konkurrueshmërisë bëhet e ditur se Facebook është dënuar me gjobë prej 10 milionë eurosh.

Më tej bëhet e ditur se Facebook ka shkelur pikat 21 dhe 22 të ligjit për konsumatorë dhe se ka përdorur informacionet e përdoruesve për qëllime komerciale pa i njoftuar menjëherë. Ndërkaq, nga rrjeti social Facebook, kanë insistuar në atë se nuk i përdorin të dhënat e shfrytëzuesve.

Bordi i Konkurrueshmërisë ka zbuluar se kur ka ndonjë sulm kibernetik ndaj informacioneve të përdoruesve të Facebook-ut, nuk ka ndonjë sistem të paralajmërimit automatik.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
LAJMI TJETËR →
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

Më të fundit

Të gjitha →