Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Italia dhe Belgjika në garë për vendin e tretë në Ligën e Kombeve

nga Venera Grabanica7 tetor 2021

Pas përfundimit të fazës së gjysmëfinales së Ligës së Kombeve, tani kemi mësuar çiftin finalist, po ashtu edhe kombëtaret të cilat do të luftojnë për pozitën e tretë në këtë kompeticion.
Finalistët e Ligës së Kombeve janë Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Francës, kurse për pozitën e tretë do të luftojnë Kombëtaret si ajo e Italisë dhe ajo e Belgjikës.
Në rrugëtimin e tyre në Ligën e Kombeve, Italia u pozicionua në vendin e parë në Grupin 1 me gjithsej 12 pikë, kurse në gjysmëfinale u mposht nga Spanja me rezultat të ngushtë 2:1.
Njëjtë sikurse Italia, po ashtu Belgjika zuri vendin e parë në grupin e saj përkatës, respektivisht në Grupin 2 me gjithsej 15 pikë, kurse në gjysmëfinale u mposht nga Franca në një ndeshje dramatike me rezultat 3:2.
Tani, Italia dhe Belgjika do të përballen për pozitën e tretë në Ligën e Kampionëve, ku ndeshja do të zhvillohet më 10 tetor me fillim nga ora 15:00 në stadiumin e Juventusit “Allianz”.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →