Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni njoftoi të martën një shumë prej 60 milionë eurosh për departamentet e shëndetit mendor të Italisë, si pjesë e një pakete masash që synojnë shkurtimin e listave të pritjes së spitaleve.
Me masat për listat e pritjes të miratuara nga kabineti, tha ajo, vjen edhe “një ndarje e jashtëzakonshme prej 60 milionë euro për departamentet e shëndetit mendor, në një kohë kur çështja e shëndetit mendor po bëhet gjithnjë e më shqetësuese”. /ANSA/










